Klubi italian, Interi thuhet se është duke kryesuar garën për transferimin e Mario Gotzes nga Borussia Dortmundi.
Kontrata e yllit gjerman skadon në fund të sezonit dhe nuk ka asnjë shenjë për një marrëveshje rinovimi mes palëve.
E gjithë kjo pasi ai nuk është më një titullar i sigurt në formacionin e trajnerit Lucien Favre.
Situata e tij ka bërë që shumë klube evropiane nga Liga Premier dhe Serie A të vihen pas lojtarit, i cili mund të afrohet si transferim i lirë në verë.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Interi po i kushton vëmendje të madhe situatës së kontratës së Gotzes te Dortmundi.
Ky medium shton se skuadra italaine është favorit për të nënshkruar me 27-vjeçarin, duke kryesuar garën para klubeve angleze si Liverpooli dhe Arsenali. /Telegrafi/