Telegrafi

Interi i etur për rikthimin e Kovacicit

Mateo Kovacic (Getty Images)

Interi është duke eksploruar mundësinë e ri-nënshkrimit të Mateo Kovacic nga Real Madridi.

Interi është duke menduar për transferime të reja për sezonin e ardhshëm, sidomos në mesfushë.

Shumë emra të njohur janë përfolur si transferime të mundshme nga Interi, ndërsa ndër më të përfolurit është ish-lojtari i tyre, kroati Kovacic.

Lexo po ashtu Interi konsideron transferimin e Kovacicit

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka miratuar rikthimin e reprezentuesin kroat në Giuseppe Meazza.

Kovacic duke festuar një gol me fanellën e Interit (Getty Images)

Kovacic është i përgatitur të largohet nga Reali këtë verë pasi po përpiqet të gozhdoj një vend titullari në ekipin e parë dhe te spanjollët nuk po ia del.

Së bashku me Kovacic, Inter po e vështron edhe mesfushorin e Sportingut, portugezin William Carvalho.

Lexo po ashtu Bale, Isco e Kovacic - yjet që mund të largohen nga Reali gjatë verës

Interi gjithashtu e ka në radar edhe talentin italian të Cagliarit, Nicolo Barella, për të cilin është gati të ofroj edhe dy lojtarë të rinj.

Ndryshe, mesfushori 23-vjeçar kroat, u largua nga Interi në vitin 2015 për një shifër që me gjithë bonuset sillet rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/