Site icon Telegrafi

Interi është gati të ofrojë Perisicin plus para për Lukakun

Interi është i gatshëm të ofrojë Ivan Perisicin plus 20-30 milion euro në këmbim të sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku.

Sulmi i Interit ndaj Lukakut nuk është sekret, veçanërisht me Antonio Conten që thuhet se ka rënë dakord me kushtet për të zëvendësuar Luciano Spalletti nga sezonin e ardhshëm.

Nevojitet një sulmues i ri, pasi Mauro Icardi është në treg pas muajsh ‘luftimesh’ dhe tifozët që po kthehen kundër tij.

Lexo po ashtu Lukaku është zëvendësuesi i Icardit, ai është takuar me drejtuesit e Interit

Sipas FCInterNews.it, agjenti Federico Pastorello po punon për ndërmjetësimin e një marrëveshje ndërmjet dy klubeve që do t’i përshtaten të gjithëve.

Thuhet se Interi është gati të ofrojë Perisicin plus 20-30 milionë euro para të gatshme, duke përmbushur vlerësimin e belgut Lukaku rreth 60-70 milionë euro.

Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Perisic kishte shtyrë shumë për një lëvizje në janar te Arsenali, por ishte i bindur të qëndronte me premtimin se mund të shkonte në Angli në fund të sezonit.

Ivan Perisic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ishte përpjekur të blinte Perisicin në të kaluarën dhe janë ende në kërkim për anësor sulmues.

Lexo po ashtu Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi

Në anën tjetër, Lukaku thuhet se po diskuton një kontratë pesëvjeçare me Interin me vlerë 7.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Fituesit e Tipletës të vitit 2010 kanë pak më shumë liri veprimi tani, pasi javën e kaluar ata u liruan zyrtarisht nga marrëveshja me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiarin. /Telegrafi/

Exit mobile version