Interi e ka kompletuar transferimin e të riut të Atalantas, Alessandro Bastoni, por ai do të mbetet në Bergamo edhe për dy vite të tjera.
Nerazzurrët e kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për ta bërë 18-vjeçarin lojtar të tyre.
Bastoni është lojtar i U-19 dhe ka regjistruar tri paraqitje në Serie A në edicionin e kaluar.
Zikaltrit e kanë siguruar kartonin e tij, mirëpo ai do të vazhdojë të zhvillohet te Atalanta deri në vitin 2019.
Loja e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, ndërsa Interi ka reaguar më shpejt. /Telegrafi/