Vazhdojnë raportimet se Interi dhe Real Madridi po luftojnë për atë që është Neymari i ri.
Gabriel Jesus është bërë mollë sherri që Interi dhe Reali të përballen kokë më kokë për firmën e tij.
Palmeiras është gati ta shesë lojtarin 19 vjeç për 34 milionë euro.
Sky Sport Italia raportoi se Interi ka arritur që të ketë përparësinë në garë për të, duke arritur marrëveshje për 30 milionë euro me klubin brazilian.
Sidoqoftë, AS insiston se Reali është favorit më i madh me 34 milionë euro në tavolinë.
Barcelona po ashtu po përcjell situatën me vëmendje. /Telegrafi/