Site icon Telegrafi

Interi dhe Milani negociojnë shkëmbimin Politano-Kessie

Interi dhe Milani janë në negociata për të kryer një shkëmbim të madh lojtarësh në janar, ku përfshihen Franck Kessie me Matteo Politano.

Thashethemet për interesin e kuqezinjve për Politanon kishin qarkulluar ditëve të fundit, por ai konsiderohej shumë i shtrenjtë në shifrat 20-25 milionë euro.

Tani La Gazzetta dello Sport raporton që ata të mund të zgjidhnin të dy çështjet e tyre duke shkëmbyer thjesht lojtarë.

https://twitter.com/homeofmilan/status/1215392158485819393

Interi dëshiron një mesfushor të fortë që të forcojë opsionet e tyre, pasi bisedimet vazhdojnë me Barcelonën për Arturo Vidal dhe Tottenham Hotspur për Christian Eriksen.

Lexo po ashtu Marotta: Vidal mbetet objektiv i Interit, por transferimet e janarit mbyllen në orët e fundit

Kessie mund të përshtatet me kërkesat dhe është më shumë i irrituar me rolin e tij prej rezervisti nën urdhrat e Stefano Piolit, për të mos përmendur një raport të acaruar me tifozët e Milanit.

Një takim është caktuar për javën e ardhshme, në të cilën kjo mundësi shkëmbimi i këtyre dy lojtarëve mund të diskutohet në detaje. /Telegrafi/

Exit mobile version