Telegrafi

Interi dhe Milani në ‘luftë’ për Pepen

Sipas saj që thotë gazeta spanjolle Marca, Pepe do të largohet nga Real Madridi si një agjent i lirë për të nënshkruar për Interin ose Milanin në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi 34-vjeçar portugez po vjen drejt përfundimit të kontratës së tij aktuale dhe pritet të transferohet jashtë vendit diku.

Lexo po ashtu Zanetti i rekomandon Interit talentin argjentinas

Paris Saint-Germain dhe klubi kinez i Superligës Kineze, Hebei China Fortune ishin opsionet më të mundshme për qendërmbrojtësin portugez.

Megjithatë, edicioni i sotëm i gazetës Marca sugjeron se portugezi Pepe po shkon drejt transferimit të tij në San Siro, transmeton Telegrafi.

Nuk është ende e qartë nëse ai është i prirur drejt Interit ose Milanit, pasi të dy klube janë duke kërkuar përforcime në pjesën e pasme. /Telegrafi/