Site icon Telegrafi

Interi dhe Milani kokë për kokë për mesfushorin italian

Antonio Candreva është një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Lojtari me shumë mundësi do të largohet nga Lazio në fund të verës pasi për ata janë të interesuar seriozisht Interi dhe Milani.

Sipas FcInterNews.it, klubet nga Milano janë kandidatët kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Presidenti Claudio Lotito, për yllin italian dëshiron 30 milionë euro për atë, por kjo shifër do të zbritet pasi klubet milaneze nuk janë të gatshme të shpenzojnë kaq për një lojtar 29-vjeçar.

Interi është i gatshëm të paguaj 20 milionë euro dhe në rast se ky transferim dështon, atëherë ata do të kthejnë sytë nga portugezi, Nani.

Por, nuk përjashtohet mundësia që në garë të futet seriozisht edhe Juventusi./Telegrafi/

Exit mobile version