Në janar është e sigurt se do të Mamadou Sakho do të largohet te Liverpooli.
Sipas Daily Mail, Reds dhe lojtari tashmë janë pajtuar, por largimi i tij do të jetë fillimisht vetëm në formë të huazimit.
Për atë kanë shfaqur interesim Lille nga Franca, West Brom e West Ham nga Liga Premier, por edhe Interi dhe Milani nga Serie A.
Sakho nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me skuadrën e parë të Liverpoolit pasi gjatë verës ishte përjashtuar nga trajneri Jurgen Klopp si pasojë e problemeve në mes tyre. /Telegrafi/