Telegrafi

Interi dhe Milani derbin kthyes në Kupën e Italisë – formacionet zyrtare

Interi dhe Milani zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në kërkim të një vendi në finale.

Sfida e parë ndërmjet skuadrave rivale nga qyteti i Milanos – e njohur si Derby della Madonnina, e zhvilluar në fillim të muajit mars, ishte mbyllur pa gola.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Skuadra që e fiton derbin e sotëm (e martë), në finale do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas. /Telegrafi/