Juventusi dhe Interi thuhet se do të luftojnë mes vete për talentin e Fiorentinës Federico Chiesa në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi i talentuar italian ka qenë mbresëlënës për Violën gjatë sezoneve të fundit, dhe gjithashtu ka bërë mirë për Italinë në ndeshjet e fundit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, në thelb kishte rënë dakord për një marrëveshje për ta sjellë atë në Torino në verën e vitit 2019.
Megjithatë, drejtori tani pritet të bëhet drejtues për Nerazzurët, dhe kjo mund të krijojë një luftë transferimi mes të dy skuadrave italiane.
Juve ende mendohet të jenë në epërsi, por drejtori sportiv Fabio Paratici do të duhet të lëvizë shpejt për të ndaluar mentorin e tij nga rrëmbimi i marrëveshjes.
Bardhezinjtë janë gati të investojnë rreth 50 milionë euro për Chiesan, pjesë e së cilës mund të bëhet edhe ndonjë lojtar në këmbim.
Marko Pjaca, i cili tashmë është i huazuar në Firence, do të ishte një opsion logjik, por Riccardo Orsolini po konsiderohet gjithashtu, raporton gazeta.
Në anën tjetër edhe Interi mendon të zbus çmimin e kërkuar nga Fiorentina duke ofruar edhe ndonjë lojtari si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/