Telegrafi

Interi dhe Juventusi ‘luftojnë për Cristanten e Pellegrinin

Interi dhe Juventusi janë duke luftuar edhe në afatin kalimtar të transferimeve, ku dy mesfushorë të njohur janë objektiv i dy skuadrave të mëdha italiane.

Nerazzurrët dhe Bianconerët po vlerësojnë shumë emra për tu përforcuar për sezonin e ri, ku reparti më i përfolur është ai i mesfushës.

Por, sipas mediave italiane dy skuadrat e mëdha italiane kanë objektiva të njëjta dhe pritet të kenë një ‘luftë’ në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Derby d'Italia për Cristanten

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi dhe Juventusi po ndjekin mesfushorin e Atalantas, Bryan Cristante, dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Pellegrini dhe Cristante së bashku me Florenzin dhe Verrattin para një ndeshje të Italisë (Getty Images)

Cristante është vlerësuar me 30 milionë euro nga Atalanta, ndërsa Roma thuhet se kërkon 25 milionë euro për Pellegrinin.

Përveç kësaj, Zonja e Vjetër thuhet se ka lëvizuar gjithashtu për mbrojtësin e Interit, Joao Cancelo, i cili është në huazim nga Valencia.

Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi në 'luftë' për Pellegrinin

Interi po shtyn Valencian të heqë dorë nga çmimi i tyre i lartë i kërkuar kështu që në rast se spanjollët nuk pajtohen kjo do të hapë derën e Juventusit për të bërë një ofertë për portugezin.

Një gjë është e sigurt, edhe pasi kampionatet të ndalen dhe të hapet afati kalimtar veror pritet të ketë një ‘Derby d’Italia’. /Telegrafi/