Site icon Telegrafi

Interi dhe Juventusi i bashkohen garës për sulmuesin Werner

Ylli gjerman i RB Leipzig, Timo Werner ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Juventusit.

Liverpooli është klubi më i interesuar për sulmuesin gjerman, Werner, por do të përballet me konkurrencë të madhe nga klubet italiane.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Interi dhe Juventusi tashmë janë në diskutime me reprezentuesin e Gjermanisë.

Lexo po ashtu Werner i gatshëm të nënshkruajë me Liverpoolin nëse paguhet klauzola

“Unë e di se Timo Werner do të largohet nga RB Leipzig. Agjentët e tij po lëvizin për të gjetur një zgjidhje për të”, ka thënë fillimisht Di Marzio për Sky Sports.

“Ata po bisedojnë me Juventusin dhe Interin, kështu që dëshirojnë që ai të ndryshojë klubin”.

Lexo po ashtu Werner përfundon si objektiv i Barcelonës dhe Real Madridit

“Ata me siguri po flasin edhe me Liverpoolin sepse Liverpooli e ka dëshiruar atë për një kohë të gjatë”, përfundoi gazetari i njohur italian.

Werner thuhet se ka një klauzolë largimi me vlerë prej 60 milionë euro, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version