Raportet në Itali thonë se Interi dhe Juventusi kanë ndarë mendjen për Olivier Giroudin e Arsenalit.
Francezi ka dështuar të tregojë diçka në Emirates pas ardhjes së Alexandre Lacazettes nga Lyoni.
Kjo pasi ai nuk ka filluar në asnjë ndeshje në Ligën Premier.
31-vjeçari ishe shumë afër Evertonit gjatë verës, por në fund qëndroi në Londër.
Calciomercato.it raporton se për lojtarin ka interesim nga Serie A, Juventusi e shikon atë si lojtarin ideal për sulmin e tyre në rast se Mario Mandzukic largohet.
Kroati ka kontratë deri në vitin 2020, por mundësitë që ai të largohet nga Torino janë reale.
Një tjetër mundësi për Giroudin është Interi, të cilët e kanë vetëm Maruo Icardin si lojtarë zone.
Për yllin e Arsenalit gjatë verës kishte shfaqur interesim edhe Milani, por tashmë ata kanë blerë Andre Silva, Nikola Kalinic dhe Patrick Cutrone. /Telegrafi/