Telegrafi

Interi dhe Chelsea kërkojnë ndryshime në sulm – Blutë shkojnë për Lukakun, Nerazzurët për Agueron

Interi është duke e kërkuar një zëvendësues për Romelu Lukakun që mund të rikthehet te Chelsea në këtë verë.

Nerazzurët janë të detyruar të shesin lojtarët, në mënyrë që t’i shmangen krizës financiar të shkaktuar nga coronavirusi.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Thomas Tuchel është duke e kërkuar transferimin e sulmuesit belg, nëse nuk arrijnë të marrin Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.

Në anën tjetër, Interi është duke shpresuar të marrë Sergio Agueron nga Manchester City si lojtar të lirë, pasi kontratë i skadon në këtë verë.

Lexo po ashtu Interi projekton transferimin e Luis Muriel

Një tjetër opsion për skuadrën italiane është edhe Luis Muriel i Atalantës, që pëlqehet shumë nga Antonio Conte.

Nëse Interi arrin të transferojë Agueron ose Murielin, atëherë do të hapet rruga për Chelsean që të rikthejë Lukaku në Stamford Bridge. /Telegrafi/