Interi thuhet se është ende i interesuar për Franck Kessie dhe mund të kthehet në idenë e shkëmbimit me Marcelo Brozovic për mesfushorin e Barcelonës.
Veterani kroat ka filluar të rrëshqasë në hierarki në skuadrën e Simone Inzaghit, me Hakan Calhanoglu që po impresionon në atë pozicion në mesfushës, duke e kufizuar 30-vjeçarin në vetëm 13 ndeshje si titullar në Serie A këtë sezon.
Në afatin kalimtar të janarit, raporte të shumta sugjeruan se Interi dhe Barcelona ishin të interesuar për shkëmbimin e mesfushorëve, duke dërguar Brozovic në Kataluni dhe Kessie përsëri në Lombardi.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, Barcelona shpreson të rikthejë Lionel Messin në verë dhe kështu duhet të lehtësojë faturën e pagave, duke rindezur idenë e shkëmbimit të Kessie me Brozovic.
Interi është ende i hapur për marrëveshje, megjithëse kualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të jetë faktori vendimtar.
Kessie vlerësohet në rreth 30 milionë euro dhe gjithashtu ka admirues në Ligën Premier, duke bërë një lëvizje nga Barcelona gjatë verës. /Telegrafi/
Inter, per Kessié resta in piedi l’ipotesi di scambio con Brozovic. L’ivoriano valutato 30 milioni https://t.co/gyA5N6ntZC
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 27, 2023