Telegrafi

Interi dhe Atletico Madridi në pritje të Florenzit

Alessandro Florenzi (Getty Images)

Atletico Madridi dhe Interi janë gati të futen në garë deri në fund nëse Alessandro Florenzi nuk e rinovon së shpejti kontratën e tij me Romën.

Mbrojtësi italian është romak kokë e këmbë, por negociatat për të zgjidhur një marrëveshje të re vazhdojnë të zvarriten pa sukses tash e sa kohë.

Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2019 dhe klubi nuk mund të përballojë që situata të vazhdojë shumë më gjatë.

Lexo po ashtu Interi takohet me agjentin e Florenzit, oferta në tavolinë

Interi tashmë nuk ka lënë asnjë sekret për interesin e tyre, pasi ish-trajneri i Giallorossëve, Luciano Spalletti tashmë ka transferuar Radja Nainggolanin këtë verë.

Alessando Florenzi (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, edhe spanjollët e Atletico Madridit janë një tjetër opsion interesant për italianin e gjithanshëm.

Florenzi mund të luajë si një mesfushor, në anën e djathtë të një sulmi me tre ose si një mesfushor dhe mbrojtës i krahut të djathtë.

Lexo po ashtu Atletico rivalizon skuadrat e mëdha italiane për Florenzin

27-vjeçari italian do të kushtonte rreth15-20 milionë euro nëse do të largohej nga Stadio Olimpico pasi ka vetëm edhe 12 muaj kontratë.

Roma ka rritur pagën e tij në 2.7 milionë euro në vit plus bonuse, por Inter tashmë janë duke ofruar plot milionë euro në sezon dhe kjo e ka tunduar lojtarin. /Telegrafi/