Site icon Telegrafi

Interi dëshiron shkëmbimin Icardi-Lukaku

Interi është gati të ofrojë argjentinasin Mauro Icardi në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.

Klubi italian është duke u përpjekur të largojë sulmuesin Icardi pas komenteve kontestuese të bëra nga gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, rreth një marrëveshjeje të re.

Icardit i është larguar shiriti i kapitenit dhe nuk ka luajtur për gati një muaj me ekipit dhe Interi dëshiron ta largojë atë në verë.

Lexo po ashtu Icardi drejt operimit dhe largimit në fund të sezonit, Interi ka tri alternativa për ta zëvendësuar?

Largimi i mundshëm Icardit ka bërë që drejtuesit të shikojnë qysh tani alternativat për zëvendësimin e argjentinasit.

Mauro Icardi (Getty Images)

Sipas mediumit The Mirror, Nerazzurrët janë të interesuar të shkëmbëjnë Icardin me belgun e Unitedit, Lukaku.

Gjigantët italianë janë vendosur të shtojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Djajve të Kuq, i cili është një prej objektivave të tyre afatgjatë.

Lexo po ashtu Interi mendon për Lukakun në rast se largohet Icardi

Italianët do të preferonin që Icardi të lëviz në një klub të Ligës Premier, më shumë se në një nga rivalët e tyre italianë dhe në Angli, Chelsean gjithashtu është i interesuar.

Ata janë të etur për ta zëvendësuar atë me reprezentuesin belg i cili ka luftuar për të justifikuar çmimin e tij prej 90 milionë funtesh që kur u transferua në Old Trafford pothuajse dy vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version