Moise Kean ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira këtë sezon për Juventusin dhe raportohet se një nga klubet e interesuara për atë tani është edhe Interi.
Sipas Corriere dello Sport, shefi i Interit Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio kanë folur me agjentin e lojtarit, Mino Raiola. Kontrata e lojtarit skadon në vitin e ardhshëm, kështu zikaltrit do tentojnë ta marrin si lojtar të lirë.
Sidoqoftë, Zonja e Vjetër tashmë ka filluar punën në kontratën e re për 19-vjeçarin, teksa drejtori Fabio Paratici është duke analizuar një transferim të mundshëm të Mauro Icardi dhe Milan Skriniarit.
Duke e parë interesim e Juves për dyshen e Interit, Kean mund t’i ofrohet klubit nga Milano si pjesë e marrëveshjes për njërin nga lojtarët e lartë cekur.
Sulmuesi i Juves ka arritur të shënojë shtatë gola në 14 paraqitje për bardhezinjtë dhe dy gola për përfaqësuesen e Italisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gmGuegq17FA