Interi dhe Juventusi thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu, në janar me Zonjën e Vjetër që mund të ofrojë Federico Bernardeschi si pjesë të marrëveshjes.
Kontrata e yllit turk skadon në qershor të vitit 2021 dhe bisedimet e kontratës për të zgjatur qëndrimin e tij në Milano raportohet të jenë ‘të komplikuara’.
25-vjeçari është në një marrëveshje 2.5 milionë euro me Milanin dhe agjenti i tij ka kërkuar një pagë të re rreth 5-6 milionë euro në sezon.
Megjithatë, palët janë ende larg marrëveshje dhe rivalët e Rossonerëve duan ta shfrytëzojnë këtë për ta ‘rrëmbyer’ turkun Calhanoglu.
Sipas Tuttosport, si Interi ashtu edhe Juventusi janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin kreativ të Milanit.
Interi thuhet se e do turkun në verë, kur mbetet pa kontratë, ndërsa Zonja e Vjetër të ofrojë Bernardeschin në një marrëveshje shkëmbimi në janar.
Edhe nëse Milani mund ta shesë yllin e tyre në afatin e dimrit në mënyrë që të mos e humbasë atë falas në fund të sezonit, ideja e klubit është që të mbajë turkun deri në fund të sezonit për të tentuar ta bindin për të qëndruar. /Telegrafi/