Site icon Telegrafi

Interi dëshiron Asamoah në verë

Elseid Hysaj - Kwadwo Asamoah (Getty Images)

Interi thuhet se është i interesuar për lojtarin e Juventusit, Kwadwo Asamoah, i cili do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ganezi ka qenë me Bianconerët që nga viti 2012, por kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe deri më tani nuk ka pasur shenja të rinovimit të kontratës.

Skuadra e madhe turke, Galatasaray u lidh shumë me të verën e kaluar, por një marrëveshje dështoi të arrihet dhe Asamoah mbeti në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Galatasaray e do Asamoahan, por Juve heziton ta shes

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, rivali i madh i Juventusit, Interi, janë gjithashtu një opsion për ganezin.

Asamoah në aksion ndaj Interit (Getty Images)

Fakti që Asamoah do të arrijë si një transferim i lirë është shumë tërheqës për Nerazzurrët.

Kjo pasi klube ka probleme financiare dhe kjo marrëveshje nuk do të ndikonte në situatën financiare të Fair Play të klubit.

Lexo po ashtu "Juventusi nuk na e shiti Asamoahan"

Dalbert nuk ka qenë duke impresionuar që nga transferimi i tij nga Nice, por duke e lejuar atë të alternonte me lojtarin e Juventusit, sezoni i ardhshëm mund të ndihmonte në zhvillimin e tij, ndërsa Asamoah mundi të luante edhe krahun e majtë.

Asamoha përveç krahut të majtë të mbrojtjes mund të luaj pa problem edhe në mesfushë, si mesfushor defansiv apo edhe qendror. /Telegrafi/

Exit mobile version