Është raportuar se Interi kërkon së paku 80 milionë euro për Milan Skriniar, por dëshira e tyre është të mbajnë lojtarin edhe gjatë verës.
Për sllovakun ka pasur edhe oferta gjatë janarit, një nga ato ishte deri në 65 milionë euro që besohet që ka qenë nga Manchester City.
Sipas Tuttosport, klubi italian nuk e ka ndërmend të shes lojtarin, së paku jo për më pak se 80 milionë euro.
Kjo shifër do e bënte atë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke qenë vetëm pas rekordit të Liverpoolit për Virgil van Dijk.
Holandezi u ble nga Reds gjatë verës nga Southampton për 85 milionë euro.
Skriniar u transferua te Interi nga Sampdroria gjatë verës së 2017 për rreth 25 milionë euro.
Këtë sezon 23-vjeçari ka shënuar katër gola për zikaltrit në Serie A. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3JU-X6Dkm7g