Telegrafi

Interi cakton çmimin e Dumfries pas ofertës nga Chelsea

(Foto: Instagram/ddumfries2)

Interi e ka caktuar çmimin e Denzel Dumfries në vlerën prej 50 milionë euro dhe nuk do të tërhiqet nga kjo shifër.

Chelsea kishte ofruar 25 milionë euro plus bonuset për mbrojtësin, mirëpo Nerazzurrët e kanë refuzuar atë ofertë.

Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar.

(Foto: Instagram/ddumfries2)

Ai realizoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo La Gazzetta dello Sport njofton se Simone Inzaghi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro. /Telegrafi/