Telegrafi

Me interesimin e Juves, Milanit dhe Romës – Berardi shprehet i gatshëm të largohet nga Sassuolo

(Foto: Instagram/berardi25)

Domenico Berardi ka konfirmuar se është i gatshëm të largohet nga Sassuolo pas 11 vitesh, ndërkohë që klubet kryesore italiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Italiani do t’i mbushë 28 vjet në muajin gusht dhe është më shumë se kurrë i gatshëm që të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kujtojmë që në të kaluarën, ai e kishte refuzuar Juventusin kur ishte në bashkëpronësi, ndërsa në verën e kaluar ishte pranë kalimit te Fiorentina, por dy klubet dështuan të arrinin marrëveshje.

(Foto: Instagram/berardi25)

Tash, kur sërish ka interesim nga Zonja e Vjetër, Milani dhe Roma (ndër klubet kryesore), Berardi është i gatshëm të largohet nga Neroverdi.

“Më pëlqen të jetoj në Modena dhe jam këtu qe 11 vite, por kam arritur në një pikë kur do të vuaja më pak me një ndryshim, falë gruas dhe djalit tim, sepse me ta do të ndihesha në shtëpi në cilindo qytet”, është shprehur futbollisti për revistën Chi. /Telegrafi/