Telegrafi

Inter rihap përsëri bisedimet me Porton për Mehdi Taremin

Interesimi i Interit për Mehdi Taremin nuk është zbehur, një sulmues që tashmë ka qenë në orbitën e tyre gjatë afatit kalimtar veror, e cila përfundimisht solli Sanchez, Thuram dhe Arnautovic në Milano për të zëvendësuar Lukakun, Dzekon dhe Correan.

Arsyeja pse transferimi i iranianit tek Interi nuk ndodhi, është për shkak se Porto nuk pranoi që të negocionte sipas kushteve të vëna nga klubi italian.

Kështu që Nerazzurrët u vunë në kërkim të një sulmuesi të ri. Inzaghi e kuptoi se do të ishte e pamundur që të arrinte tek Morata i cili ishte njëri ndër opsionet e preferuara të italianit dhe kështu kërkoi transferimin e Arnautovic, vetëm për faktin se ai nuk do të kishte probleme me adaptimin.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me Lukakun përpara finales së Ligës së Kampionëve?

Teksa kanë kaluar pothuajse dy muaj që prej mbylljes së afatit kalimtar, drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka shfaqur edhe një herë interesimin për sulmuesin shtatgjatë.

Taremi mund të largohej falas në verë dhe në janar do të ishte i lirë të zgjidhte destinacionin e radhës. Kjo është arsyeja pse Interi e konsideroi të përshtatshme që të fillonte  kontaktet e reja me lojtarin dhe agjentët e tij.

Lexo po ashtu Armando Broja tek Interi? Drejtori sportiv i klubit italian flet rreth sulmuesit shqiptar

Tani qëllimi i bordit të Interit është të kuptojë nëse Taremi përfundimisht ka vendosur që të provojë një aventurë të re dhe në rast se e ka marrë këtë vendim, atëherë padyshim që gjiganti italian do të garojë për të siguruar nënshkrimin me të./Telegrafi/