Inter Miami ka zhvilluar bisedime me Sergio Ramos lidhur me një ribashkim sensacional me ish-bashkëlojtarin te Paris Saint-Germaini, Lionel Messi.
Klubi nga MLS tashmë i ka siguruar shërbimet e superyllit argjentinas dhe mesfushorit spanjoll, Sergio Busquets, ndërsa tani synon një tjetër legjendë nga La Liga.
Gazeta spanjolle Sport raporton se skuadra amerikane është në bisedime me ish-mbrojtësin e Real Madridit, i cili ka luajtur me Messin në Parc de Princes në dy vitet e fundit.
Po ashtu, bëhet e ditur se Inter Miami është në bisedime edhe me Jordi Alban, i cili e ka ndërprerë kontratën me Barcelonën.
37-vjeçari Ramos ka dashur të qëndrojë në Paris, mirëpo PSG nuk vendosi t’i ofronte kontratë të re. Sevilla dhe klubet saudite janë destinacionet tjera të mundshme të tij. /Telegrafi/