Site icon Telegrafi

Inter Miami i Lionel Messit është ftuar për të marrë pjesë në turneun prestigjioz

Klubi nga Major League Soccer, Inter Miami, ku luan edhe ylli argjentinas, Lionel Messit, është ftuar të marrë pjesë në Copa Libertadores edicionin e ardhshëm.

Inter Miami ka shkëlqyer që kur skuadrës i është bashkuar Messi, duke marrë gjashtë fitore radhazi dhe duke siguruar finalen e Kupës së Ligës.

Paraqitjet e tyre të mira, me yje si Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, kanë bërë që Inter Miami të shikohet me një sy tjetër.

Lexo po ashtu Messi i pandalshëm, shënon nga 30 metra distancë dhe kalon në finale të Kupës me Inter Miamin

Klubi nga Florida thuhet se tashmë është ftuar për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Copa Libertadores.

Lajmin e ka ndarë gazetari Hugo Balassone, i cili pretendon se ftesa është bërë nga Chiqui Tapia, president i Federatës së Futbollit të Argjentinës, me kërkesë të CONMEBOL.

Turneu është një garë vjetore e cili u prezantua për herë të parë në vitin 1960 dhe konsiderohet gjerësisht si niveli më i lartë i konkurrencës në futbollin e klubeve të Amerikës së Jugut.

Fituesi i edicionit të fundit në Copa Libertadores ishte Flamengo. /Telegrafi/

Exit mobile version