Inter Miami thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e James Rodriguezit nga Real Madridi në këtë verë.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, ish-ylli i Los Blancos, David Beckham thuhet se ka kontaktuar me Florentino Perezin për të bërë një marrëveshje rreth kolumbiani.
James ka disa afate që lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu, derisa afati i ardhshëm kalimtar do të jetë vendimtar rreth të ardhmes së tij.
Evertoni është një tjetër skuadër e interesuar për 28-vjeçarin, pasi Carlo Ancelotti ende beson në cilësitë e tij.
Beckham është i bindur se mund të transferojë Jamesin nga ish-klubi i tij për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/