David Beckham po kërkon të sjellë Marcelo në MLS te skuadra Inter Miami.
Pronari i Miamit tashmë ka siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Real Madrid dhe Juventusit, Gonzalo Higuain.
Sipas France Football, Beckham është i interesuar të nënshkruajë me ish-shokun e tij të skuadrës te Los Blancos, Marcelon.
Dyshja kanë krijuar një miqësi të mirë gjatë viteve sa ishin bashkë, e cila mund të jetë e dobishme që mbrojtësi i majtë të marr kontratën që dëshiron para pensionit.
Braziliani nuk është më zgjedhja e parë në Real Madrid, pasi ka humbur vendin e tij nga Ferland Mendy gjatë dy sezoneve të fundit.
Kontrata e 32-vjeçarit me klubin nga “Santiago Bernabeu” skadon në fund të edicionit 2021/22. /Telegrafi/