Skuadra italiane Inter duket se do të mbetet edhe një vit jashtë Ligës së Kampionëve.
Por drejtuesit zi kaltër kanë filluar tani të mendojnë për përforcimin e skuadrës për stinorin e ri.
Emri më i lakuar tek zi kaltërtit është mesfushori algjerian, Sofiane Feghouli i cili do të largohet nga Valencia.
26-vjeçari do të largohet në fund të stinorit si lojtar i lirë dhe Inter ka filluar bisedimet me agjentin e tij për transferimin në Serie A.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Manchester United, Milan dhe Arsenal. /Telegrafi/