Interi vazhdon kërkimet për trajner të ardhshëm për sezonin 2017/18.
Sipas La Gazzetta dello Sport, në krye të listës vazhdon të jetë trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ndërsa në vendin e dytë ai i Atletico Madridit, Diego Simeone.
Ndërsa tashmë raportohet se kanë filluar kontaktet me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin.
Ndërsa hapa para janë bërë edhe me trajnerin aktual të Romës, Luciano Spalletti.
Mundësitë që Stefano Pioli të vazhdojnë janë minimale. /Telegrafi/