Aq ma shumë që afrohet tregu veror i transferimeve, shtohen edhe zërat për Federico Bernardeschin.
Sipas Mediaset Premium, për yllin e Fiorentinës që i skadon kontrata në vitin 2019, kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.
Pas Chelsea, Bayern Munichut, dy skuadrat tjera më serioze janë Interi dhe Juventusti.
Tashmë raportohet se klubi zikaltër ka ofruar 35 milionë euro, por është refuzuar nga presidenti Diego Delle Valle.
I pari i Violas për t’u ulur në tavolinë kërkon 45-50 milionë euro së paku. /Telegrafi/