Telegrafi

Inter dhe PSG nuk po merren vesh, Chelsea futet në garë për transferimin e Icardit

Mauro Icardi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi argjentinas është i huazuar tek kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain nga gjiganti italian Inter.

PSG e ka klauzolën për ta blerë Icardin, por nuk duan të paguajnë 70 milionë euro të kërkuar nga Interi.

Gjiganti francez ka bërë ofertë zyrtare prej 50 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh, ofertë që është hedhur poshtë nga Neroazzurët.

Duke parë mosmarrëveshjet mes dy klubeve për Icardin, në garë fuqishëm është futur Chelsea që po mundohet ta transferojë argjentinasin.

Mediat angleze kanë raportuar se Icardi pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Frank Lampard që ka kërkuar transferimin e tij në Londër.

Chelsea është gati të përmbushë kërkesën e Interit prej 70 milionë eurove, por londinezët mund t’i ofrojnë Neroazzurëve edhe ndonjë lojtar që pëlqehet nga Conte.

Mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso si dhe mesfushori Tiemoue Bakayoko janë dy lojtarët e Chelseat që pëlqehen nga trajneri i Interit.

Tani i mbetet në dorë Icardit të vendos nëse dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Paris apo të provojë një aventurë angleze me Chelsean. /Telegrafi/