Telegrafi

Inter dhe Juventus në garë për anësorin spanjoll Alejandro Grimaldo

Alejandro Grimaldo do të largohet nga Benfica gjatë afatit kalimtar veror, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.

Mbrojtësi i majtë nuk ka pranuar rinovimin me klubin portugez pasi dëshiron një aventurë të re pas gjashtë viteve të kaluara në Portugali.

Duke marrë parasysh se ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, Benfica është gati ta shes Grimaldon në janar në mënyrë që të fitoj sadopak nga largimi i tij.

27-vjeçari ka pasur një formë konstante në vitet e fundit, derisa edicionin aktual në 27 ndeshje ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Dy gjigantët italianë, Inter dhe Juventus janë duke monitoruar situatën e Grimaldos dhe duan transferimin e tij në afatin kalimtar dimëror.

Benfica është e gatshme ta shes yllin e tyre, por synon që të fitojë pesë milion euro në janar, në mënyrë që mos t’iu largohet anësori spanjoll pa asnjë cent.

Përveç dy top klubeve italiane interesim për anësorin e majtë ka shprehur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund, derisa spanjolli pëlqehet edhe në Angli, por nga skuadra më të vogla se Inter, Juve e BVB. /Telegrafi/