Telegrafi

Inter dhe Juve zhvillojnë Derby d’Italia në Superkupën e Italisë – formacionet zyrtare

Një duel Derby d’Italia ndërmjet Interit dhe Juventusit në Giuseppe Meazza do ta vendosë fituesin e sivjetmë të Superkupës së Italisë.

Edicioni i 34 për këtë trofe vë përballë kampionin e Serie A dhe fituesin e Kupës së Italisë, porse këtë herë vë përballë dy rivalët më të mëdhenj në futbollin italian.

Është vetëm hera e dytë që Nerazzurrët dhe Bianconerët përballen në Superkupë pas edicionit të vitit 2005, ndërsa zikaltrit rikthehen për herë të parë që nga viti 2011 kur kishin humbur nga rivali lokal, Milan.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri kanë vendosur për formacionet që do ta startojnë takimin.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Juventust: Perin; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi; Kulusevski; Morata.

/Telegrafi/