Telegrafi

Interi dëshiron transferimin e Susos

Një blerje e madhe mund të ndodhë nga Interi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

‘Neroazzurrët’, e nisën mirë kampionatin me një fitore bindëse ndaj Fiorentinës në shtëpi.

Por trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar edhe një sulmues krahu për ta afruar në skuadër.

Sipas mediave italiane, Spalletti ka kërkuar nga drejtori sportiv Walter Sabatini t’i ofrojë në skuadër spanjollin Suso.

Anëtari i Milanit pëlqehet shumë nga trajneri italian që e ka vënë në krye të dëshirave.

Spalletti e kërkon spanjollin Suso si zëvendësues të Antonio Candrevas i cili është pranë largimit.

Besohet se Inter ka gati një ofertë rreth 30 milionë euro për Milanin që ta lënë të lirë yllin e tyre.

Mbetet të shihet nëse Milan do të lejoj largimin e spanjollit drejt rivalit lokal. /Telegrafi/