Interi ka lëshuar terren në fund për të barazuar në shtëpi 1-1 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes ka humbur një mundësi ideale për të ngritur epërsinë me ndjekësit në pozitën e parë, por janë ndalur nga Atalanta.
Golat në këtë barazim u shënuan nga Lautaro Martinez (4’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Robin Gosens (75’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin spanjoll, Borja Valero që u notua me 5.8.
Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje solide.
Inter:
Atalanta:
/Telegrafi/