Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Ushtria ruse assesi të disiplinojë pjesëtarët e saj – mbi një mijë raste të regjistruara në gjykatat ushtarake

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket gjendjes në Ukrainë, ku për më shumë se një vit po zhvillohen luftime të ashpra.

Në raportin e fundit, inteligjenca britanike ka theksuar se ushtria ruse po ka probleme në disiplinimin e pjesëtarëve të saj që gjenden në Ukrainë, dhe që nga fillimi i luftës në këtë vend janë ngritur 1053 raste në gjykatën ushtarake ruse.

Rastet janë kryesisht për mosbindje, dehje dhe rrahje mes pjesëtarëve të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shefi i Wagnerit rus: Ukraina ka një prej ushtrive më të mira, janë shumë inteligjent

Shumica e këtyre rasteve janë regjistruar gjatë vitit të kaluar. E sipas inteligjencës britanike, ushtria ruse lëre që po ka probleme në disiplinimin e pjesëtarëve, por se kjo situatë po vjen duke u përkeqësuar edhe më shumë.

Kujtojmë se nga mobilizimi i pjesshëm, shumë rusë janë larguar nga vendlindja e tyre, duke refuzuar të shkojnë në luftë.

E ata që nuk i janë përgjigjur thirrje, në rastet kur janë kapur nga autoritetet ruse  – kanë përfunduar në burgje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version