Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar në Twitter, se forcat ukrainase kanë arritur të çlirojnë 54 për qind të territorit që forcat ruse e kishin pushtuar në fillim të luftës në këtë vend.
Forcat ruse aktualisht kontrollojnë rreth 18 për qind të territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, që përfshin zona në rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Kjo ministri e Britanisë publikon në baza ditore raportin për luftën në Ukrainë, ku sipas inteligjencës britanike jepen detaje për çdo lëvizje që bëhet në këtë territor.
Ndryshe Britania e Madhe është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, duke i dhuruar shumë armë moderne ukrainasve, me qëllim që t’i kundërvihen agresionit rus.
E ish-kryeministri britanik Boris Johnson, pati vizituar Kievin qysh në muajt e parë të luftës, ku ishte pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/
Ukraine has liberated around 54% of the maximum amount of territory Russia seized since 24 Feb 2022.
Russia now controls around 18% of internationally recognised areas of Ukraine, including the Donbas and Crimea regions under Russian control since 2014.pic.twitter.com/0OkcQLtjMA
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 12, 2022