Telegrafi

Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Inteligjenca britanike ka publikuar raportin e saj të përditshëm rreth luftës në Ukrainë, ku theks të veçantë i ka dhënë humbjeve të njëpasnjëshme në radhët e ushtrisë së Rusisë.

Ministria britanike e Mbrojtjes thekson në raportin e përditshëm se që nga shkurti i vitit 2022, tre komandantë radhazi të një prej regjimenteve më prestigjioze ajrore ruse kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë.

Bëhet fjalë për komandantin e regjimentit të zbarkimit të sulmit ajror të 247-të të Gardës, kolonel Vasily Popov, ka të ngjarë të jetë vrarë në Orikhiv në fillim të shtatorit 2023.

Vetëm javë më parë, në gusht të vitit 2023, paraardhësi i tij, koloneli Pytor Popov, ka të ngjarë të ketë dhënë dorëheqje nga komanda e tij. Burimet e pavarura të medias ruse pretendojnë se ai veproi në shenjë proteste për dështimin e ushtrisë që të rimarrë trupat e viktimave ruse.

Në javët e para të pushtimit, komandanti i atëhershëm i 247-të, kolonel Konstantin Zizevsky u vra pranë Mykolaiv.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/