Telegrafi

Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Inteligjenca e ushtrisë britanike ka analizuar raportimet për rrëzimin e aeroplanit strategjik bombardues rus Tu-22M3, gjatë 19 prillit.

Sipas tyre është e vërtetë që janë përdorur raketat S-200 për rrëzim, dhe po konsiderohet si një sukses tjetër i ukrainasve në luftën kundër ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

“Me gjasë është sistemi i njëjtë raketor që u përdor për të rrëzuar aeroplanin tjetër rus A-50 MINSTAY, gjatë 23 shkurtit”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.

Lexo po ashtu “Një ditë e keqe për Putinin”

Gjithashtu u theksuar se kjo është hera e parë që një aeroplan strategjik bombardues rus rrëzohet nga sistemet ukrainase të mbrojtjes kundërajrore.

“Rusia ka humbur të paktën 100 aeroplanë luftarak deri në ditën e sotme”, u tha ndër tjera në raportin e britanikëve. /Telegrafi/