Ekzistojnë pak gjasa që rezervistët rusë që së fundmi janë shpërndarë në Bjellorusi, së bashku me trupat bjelloruse, mund të jenë të afta që të kryejnë sulm të ri në veri të Ukrainës.
Kështu të paktën thuhet në raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj ministrie, Bjellorusia kreu një “inspektim të befasishëm të gatishmërisë luftarake të forcave të saj” dy ditë më parë.
Stërvitjet thuhet se po zhvillohen në veriperëndim të vendit, larg kufirit me Ukrainën. Përveç kësaj, Rusia kohët e fundit vendosi njësi shtesë të rezervistëve të mobilizuar në Bjellorusi.
“Bjellorusia luajti një rol kyç në mundësimin e sulmit të Rusisë ndaj Kievit më 24 shkurt 2022. Megjithatë, trupat bjelloruse që aktualisht po i nënshtrohen stërvitjeve dhe rezervistët rusë nuk ka gjasa të jenë në gjendje të nisin një sulm të ri të suksesshëm në veri të Ukrainës”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 15 December 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/ahHyeaENBH
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/zi2M1kstc2
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 15, 2022