Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Për shkak të humbjeve, Rusia po tërheq trupat nga vende të ndryshme – për ta kompensuar boshllëkun në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka publikuar të dhënat më të fundit rreth gjendjes së forcave ruse në Ukrainë.

Kjo ministri ka theksuar se Rusia po mbështetet në trupat shtesë, për ta mbushur boshllëkun si pasojë e humbjeve të mëdha në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i këtyre humbjeve, Rusia po lufton të kryej operacione që po hasin në rezistencë të madhe nga ukrainasit”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.

Lexo po ashtu Ndërtesa 12-katëshe në Kiev, cak i sulmeve ajrore të forcave ruse - publikohen pamjet kur raketat godasin objektin

Humbjet e vazhdueshme të ushtarëve po ia vështirësojnë Rusisë procesin e pushtimit të territorit ukrainas.

“Rusia ka marrë trupa shtesë nga Rusia, Flotat dhe në vendet e tjera nëpër botë që i ka. Po përdor burime të ndryshme siç janë ushtritë private dhe mercenarët sirianë”, është theksuar në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version