Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Njësitë e ushtrisë ruse refuzojnë t’i binden urdhrave të eprorëve – morali është në nivelin më të ulët

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftimeve në Ukrainë, ku morali i ushtarëve rusë thuhet se është shumë i ulët dhe vazhdimisht po raportohet për raste, kur njësitë e ushtrisë ruse refuzojnë t’i zbatojnë urdhrat e eprorëve.

Në fillim thuhet se Ukraina dhe Rusia ditëve të fundit kanë vazhduar luftimet e ashpra me artileri të rëndë në veri, lindje dhe jug të Severodonetsk, por me ndryshime të vogla në linjën e frontit, transmeton Telegrafi.

Britanikët konsiderojnë se njësitë luftarake ruse që po marrin pjesë në luftime në Donbas, kanë një moral shumë të ulët.

Lexo po ashtu Nuk duan të bien në duart e rusëve, SHBA pauzon shitjen e dronëve modernë në Ukrainë

“Forcat ukrainase kanë pasur vështirë javëve të fundit, por morali rus mbetet në nivel shumë të ulët, madje problematik për Kremlinin. Megjithatë akoma po ndodhin raste kur njësitë ruse po refuzojnë t’ju binden urdhrave të oficerëve për të luftuar kundër ukrainasve”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.

Në raport ndër tjera thuhet se autoritetet ruse po kanë vështirësi të bëjnë presion në kuptimin që Rusia zyrtarisht nuk ka shpallur luftë, veç se sipas tyre po realizojnë “një operacion të veçantë ushtarak”.

Pjesëtarët e ushtrisë ruse pavarësisht mënyrave, kanë mbetur të habitur me qëllimet që i kanë në luftë dhe problem tjetër i madh mbetet morali i ulët që po ia pamundëson Kremlinit t’i arrijë qëllimet operative. /Telegrafi/

 

Exit mobile version