Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike beson se Rusia po përpiqet “të rikthehet” për një sulm të ri në Kiev

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se Rusia po përpiqet “të rikthehet” për një sulm të ri në Kiev

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se trupat ruse kanë filluar të rivendosen përpara një sulmi të mundshëm në Kiev në ditët në vijim.

Lexo po ashtu Sulmet e Rusisë lëvizin drejt Ukrainës perëndimore, shpërthime raportohen edhe në Ivano-Frankivsk

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, në përditësimin e saj të fundit, ajo thotë se inteligjenca sugjeron se trupat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë përparime të ngadalta në terren kundër rezistencës së vazhdueshme të Ukrainës.

Ajo beson gjithashtu se ka shumë pak gjasa që Rusia të ketë arritur objektivat që ajo ka përcaktuar në planin e saj para agresionit.

Lexo po ashtu Lutsk dhe Dnipro në Ukrainë sulmohen për herë të parë – raportohet për një të vdekur – pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit

Ndryshe, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, është raportuar se sulmet e Rusisë kanë lëvizur drejt Ukrainës perëndimore.

Mediat lokale kanë raportuar për shpërthime në qytetin Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim. Edhe Lutsk – në veri-perëndim – gjithashtu pa sulme me raketa këtë mëngjes. /Telegrafi/

Exit mobile version