Telegrafi

Insigne është bërë lojtari më i paguar në MLS, ndërsa presidenti i Toronto FC shfrytëzoi një metodë unike të transferimit

(Foto: Twitter/Toronto FC)

Lorenzo Insigne është bërë futbollisti më i paguar në histori të MLS duke arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Toronto FC në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi i Napolit ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare, nga e cila do të përfitojë një total prej 53 milionë eurosh.

Presidenti i Toronto FC, Bill Manning, vendosi ta transferonte fituesin e ‘Euro 2020’ duke e kërkuar futbollistin në faqen Transfermarkt, ku kërkonte lojtarë që u përfundonin kontratat.

Insigne do të përfitojë rreth 13 milionë euro në sezon, ndërsa do të jetë pjesë e klubit kanadez nga muaji korrik.

Lexo po ashtu Zyrtare: Lorenzo Insigne nënshkruan me Toronton

“Hyra në faqen Transfermarkt dhe shikoja ekipin përfaqësues të Italisë dhe lojtarët që u përfundonin kontrata. Lorenzo ishte njëri prej lojtarëve që mbetnin pa kontratë. Fillova t’i shkruaja lojtarët që ishin të klasit botëror që mendoja se do të kishin vlerë komerciale në treg”.

“Pastaj ia prezantova bordit të MLSE një vizion pesëvjeçar për atë se çfarë duhet të bëjmë për të rigjallëruar klubin tonë. Dhe Lorenzo Insigne ishte emri i parë në atë listë”, citon The Toronto Sun fjalët e Manning. /Telegrafi/