Lorenzo Insigne këmbëngul se ekziston një mundësi e madhe për yllin e Chelseat, Jorginhon që të futet në listën e ngushtë për Topin e Artë.
Mesfushori ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve me Chelsean sezonin e kaluar dhe formën e tij të shkëlqyer e ka tani edhe te Italia në Euro 2020.
Ish-mesfushori 29-vjeçar i Napolit ka startuar çdo ndeshje për nën urdhrat e Roberto Mancinit në Kampionatin Evropian, me Italinë që tashmë ka kaluar në çerekfinale.
Bashkëlojtari i Jorginhos në Chelsea, N’Golo Kante është cilësuar si një nga favoritët për të fituar Topin e Artë.
Sidoqoftë, Insigne beson se shoku i tij i ekipit te Italia e meriton të jetë një pretendent për çmimin e prestigjioz të France Football, duke shtuar se ai është krenar që e ka atë në ekipin.
Kur u pyet për Jorginhon se a e meriton Topin e Artë, ai tha: “Ne kemi lojtarë cilësorë. Ju folët për Jorginhon dhe është e saktë”.
“Ai po kalon nëpër disa vite fantastike te Chelsea dhe unë jam krenar që e kam atë në ekipin tonë”.
“Unë nuk jam ai që vendos nëse ai meriton Topin e Artë, por shpresoj që ai të futet në listën e ngushtë, e meriton, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”.
“E quaj atë profesor dhe të gjithë jemi të lumtur që luajmë me të”, ka shtuar më tej Insigne.
Italia kryesoi Grupin A me tre fitore para se të siguronte një fitore 2-1 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të 1/8 së finales në Wembley javën e kaluar. /Telegrafi/