Gokhan Inler më nuk është pjesë e gjigantit turk Besiktas.
Mesfushori turko-zviceran iu bashkua kampionëve të Turqisë vitin e kaluar por pa arritur të lë gjurmë në Stamboll.
Ai nuk ishte pjesë e formacionit bazë tek bardh e zinjtë dhe kësisoj është lënë i lirë nga klubi.
33-vjeçari ka prishur kontratën me një marrëveshje të dyanshme dhe tani kërkon një klub të ri.
Mediat zvicerane kanë raportuar se e ardhmja e ish-reprezentuesit zviceran është në Zvicër.
Ish-skuadra e Inlerit, Zurich është rikthyer në elitën e futbollit zviceran dhe kërkon rikthimin e tij.
Inler më parë ka bërë karrierë edhe në Leicester City, Napoli, Udinese, Aarau dhe Basel. /Telegrafi/