SPAK i kërkon Apelit të Posaçëm të fajësojë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, në dosjen e inceneratorit të Elbasanit, vepër për të cilën fituan pafajësi në Shkallën e Parë.
Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.
Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. /Telegrafi/