Telegrafi

Inagurohet objekti i ri i spitalit ”Filipi II” në Shkup

Sot është inaguruar objekti i ri i spitalit të posaçëm për sëmundje kirurgjikale ”Filipi II”, i cili është përgatitur me aparatura të standardeve moderne më të larta medicinale, hapësira të regulluara, komoditet maksimal për pacientët, vizitorët dhe të punësuarit, transmeton Telegrafi.

Objekti i ri është hapur nga themeluesi, dr. Zhan Mitrev, dhe pacienti i parë të cilit i është vendosur ‘bypass’, Kosta Shapkov nga Koçani.

Spitali ka repartin intenziv, dhe atë gjysëm intenziv, dhomat e spitalit janë dy krevatëshe, njëkrevatësh, pesë salla modulare operimi, maqika më moderne anestezie, rentgen diagnostikë, ndërkaq pjesmarrës në hapjen e objektit të ri ishte edhe kryetari Gjorge Ivanov me bashkëshorten e tij, kryeministri Emil Dimitriev, etj./Telegrafi/